Telegrafi

Fajt reagon pasi u tha se “Showtime” në bashkëpunim me S4MM nuk ‘ndezi’: 300 mijë klikime për tri ditë pa asnjë skandal

Reperët Fajt dhe S4MM ditë më parë publikuan projektin e ri muzikor të titulluar “Showtime”.

Kënga e parë e përbashkët e tyre për vetëm tri ditë ka grumbulluar mbi 300 mijë klikime në kanalin YouTube.

Ka qenë së fundmi faqja ‘HipHop Al’ e cila ka bërë një postim lidhur me këngën, ku thotë se dikur për një ditë kanë mbledhur miliona -ndërsa tani me shifra të ulëta në YouTube.

Foto: Instagram

Një ndjekës ka etiketuar Fajt për të dhënë një përgjigje e për të treguar se përse nuk ‘ndezi’ projekti.

Lexo po ashtu Fajt dhe S4MM publikojnë këngën e re "Showtime"

“Tre ditë 300 mijë pa bërë boost pa reklamë pa bërë ndonjë skandal me një kanal me 700 subscribe veç mundem me ju përshëndet. Ju don Fajteri”, ka thënë ai.

Klipi i dyshes po ashtu është mjaft i veçantë i realizuar nga produksioni nga Shqipëria, “Max Production”. /Telegrafi/