Reperët e njohur shqiptarë, Fajt dhe S4MM, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“Showtime” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për ‘beat-in’ dhe instrumentalin janë përkujdesur S4MM dhe Dongima.
Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme, videoja e të cilëvë tashmë është e disponueshme në platformën YouTube.
Për klipin e dyshes po ashtu është përkujdesur produksioni nga Shqipëria, “Max Production”.
Ky ndërkohë është bashkëpunimi i parë i S4MM dhe Fajt, i cili besohet se do pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/