Site icon Telegrafi

Fajon e Lajçak flasin për zhvillimet në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka takuar sot përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi u zhvillua pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme.

Fajon dhe Lajçak shkëmbyen mendime për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas vizitës të fundit të shefit të Fajon në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Lexo po ashtu Fajon: Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet – të ulen dhe të diskutojnë për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve

Kujtojmë se Fajon gjatë qëndrimit në Kosovë tha se Sllovenia e mbështet procesin e dialogut.

Sipas saj, është me rendësi që të dy palët të angazhohen në dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, tani kur kemi edhe iniciativën evropiane, apo franko-gjermane siç është thënë më parë.

“Në prill do të kemi edhe zgjedhje në pjesën veriore, të cilat duhet të jenë të ndershme e të lira… U përket politikanëve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis dhe të gjejnë zgjidhje”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version