Telegrafi

Facebook i shpall luftë ‘lajmeve të rreme’, hap qendër monitorimi në Barcelonë

Në muajt e ardhshëm, Facebook do të hapë në Barcelonë një qendër për luftën ndaj lajmeve të rreme.

Mediat spanjolle, përcjell Telegrafi, njoftuan se kompania do të hapë në Barcelonë një qendër për luftën ndaj lajmeve të rreme në muajt e ardhshëm.

Zyrat kundër lajmeve të rreme do të jenë të menaxhuara nga Competence Call-Center. Gjithashtu, mediat shkruajnë se “Qendra me 500 punëtorë do të instalohet në kullën Agbar”.

Kjo lëvizje e Facebook vjen pasi në muajin prill, Komisioni Evropian dha dy muaj kohë për administratorët që të paraqesin planin kundër lajmeve të rreme. /Telegrafi/