Site icon Telegrafi

Facebook fshiu një video të rreme ‘deepfake’ të presidentit Zelensky – për disa urdhra që ai nuk i kishte dhënë në realitet

Të mërkurën, kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, fshiu një video të rreme të montuar (deepfake) të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për një deklaratë që ai nuk e bëri kurrë, duke iu kërkuar ukrainasve që të “lëshonin armët”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja deepfake duket se është transmetuar për herë të parë në një uebsajt ukrainas të lajmeve për TV24 pas një hakimi të supozuar, siç u raportua për herë të parë nga Sky News të mërkurën.

Videoja tregon një Zelenskyy të modifikuar duke folur pas një podiumi duke deklaruar se Ukraina ka “vendosur t’ia kthejë Rusisë rajonin e Donbasit” dhe se përpjekjet e vendit të tij për luftë kishin dështuar.

Lexo po ashtu Si mund ta ndryshojnë botën videot “deepfakes” – të cilat përdorin teknologjinë për të kopjuar muskujt e fytyrës dhe zërin e dikujt

Në video, koka e Zelenskyyt është në mënyrë komike më e madhe se në jetën reale. Zëri i rremë ishte shumë më i thellë se zëri i tij i vërtetë.

Shefi i politikës së sigurisë së Meta-s, Nathaniel Gleicher, publikoi një postim në Twitter duke njoftuar se videoja ishte hequr nga platformat e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version