Lionel Messin e ndajnë vetëm pa orë nga kalimi i tij te Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas u largua nga Barcelona pas 21 vitesh, shkaku që klubi nuk mund të arrinte të financonte qëndrimin e tij si pasojë e rregullores nga LA Liga.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Messi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023, me mundësi për të vazhduar edhe për një tjetër vit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i ka të garantuara 25 milionë euro plus bonsuet, e që paga e tij shkon në 35 milionë euro në total.
PSG ka punuar gjatë gjithë këtij viti për të arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa Barcelona kishte refuzuar shitjen e tij.
Por, sheikët e klubit nga Parisi po ia dalin më në fund që të mbyllin marrëveshjen me njërin ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit. /Telegrafi/