Telegrafi

Fabrizio Romano emëron fituesin e Topit të Artë për vitin 2023

Lionel Messi pritet të fitojë Topin e Artë 2023, konfirmon Fabrizio Romano.

Eksperti i transferimeve e quan ‘historike’ Topin e 8-të të Artë të argjentinasit.

Më herët edhe burime më pak të besueshme kanë treguar se 36-vjeçari do të jetë fitues edhe kësaj here.

Lexo po ashtu Inter Miami ka kopjuar "rregullin e rreptë të Lionel Messit" nga Barcelona

Messi duket sa ka mposhtur Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për vendin e parë.

Për kujtesë, vetëm rezultatet e sezonit 2022/23 janë marrë në konsideratë nga votuesit, pra gjithçka ka ndodhur nga gushti 2022 deri në korrik 2023, përfshirë Kupën e Botës.

Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet më 30 tetor. /Telegrafi/