Telegrafi

Fabrikat ruse bankrotojnë, nxënësit e shkollave qepin uniformat për ushtarët e Putinit në Ukrainë

Kryetarja e qytetit rus Labitangi, ka publikuar fotografitë për të cilat pretendon se shfaqin nxënësit e një shkolle, që qepin uniforma për ushtarët që po luftojnë në Ukrainë.

Marina Treskova, kryetare e Labitangit, në rrjetet sociale shpërndau fotografitë ku pranoi se nxënësit po qepin sete të uniformave, për “personelin ushtarak që po marrin pjesë në operacion special ushtarak në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.

Lufta në Ukraina po zgjatë tash e tetë muaj dhe ka sjellë mijëra vdekje, kurse Rusia akoma këmbëngulë t’i qaset dhe ta quajë si “operacion special ushtarak”.

E se Rusia po vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare të ushtarëve të vrarë si dhe shkatërrimin e makinerisë luftarake, e dëshmojnë më së miri faktet që gazetarët rusë thonë se nuk kanë informacione nga Kremlini.

Në anën tjetër sanksionet e vëna nga vendet perëndimore, e kanë gjunjëzuar ekonominë ruse, por që Vladimir Putini assesi nuk e ka ndërmend ta pranojë.

Fakti më i ri është se fabrikat për qepjen e rrobave ushtarake kanë bankrotuar, dhe se tani kanë angazhuar edhe fëmijët nëpër shkolla që ta bëjnë këtë. /Telegrafi/