Site icon Telegrafi

Pamje që thuhet se tregojnë sulmin me dron mbi fabrikën ruse

Një fabrikë ruse në një rajon gati 563 kilometra në veri të Moskës është goditur nga një sulm me dron, ka pohuar guvernatori lokal.

Georgy Filimonov tha se ishte goditur objekti, i operuar nga kompania e minierave të çelikut Severstal, në qytetin e Cherepovets.

“Në rajonin e Vologdës, në ndërmarrjen Severstal sot në mëngjes, ka ndodhur një incident në zonën e një furre, gjegjësisht është goditur nga një mjet ajror pa pilot me origjinë të panjohur”, ka shkruar ai në Telegram.

“Nuk ka pasur viktima, kjo është gjëja kryesore”, pohoi Filimonov dhe shtoi se fabrika po vazhdonte të funksiononte normalisht dhe hetuesit kanë nisur punën e tyre, shkruan skynews.

“Ne e mbajmë situatën nën kontroll që nga ora 05:40 dhe jemi në pritje të përfundimit të autoriteteve hetimore. Do t’ju mbaj të informuar”, shtoi ai.

Ndryshe, sot është raportuar edhe për një incident në Severstal, ku pos dëmeve materiale, nuk kishte viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version