Fabrika hungareze e markës gjermane të veturave, Audi, gjatë vitit 2023 ka prodhuar 177 mijë vetura vetëm në qytetin Gyor të Hungarisë.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, ka njoftuar se me këtë hap, Audi Hungaria ka shënuar një rekord të ri botëror.
Gjithashtu, ai shtoi se Mercedes është duke e zgjeruar fabrikën e tij në Kecskemet, ndërsa BMW po e ndërton selinë në Debrecen, të dy këto qytete hungareze.
“Hungaria është bërë pjesë e një klubi elitar me Kinën dhe Gjermaninë, ku të tre markat gjermane kanë një bazë të pavarur këtu”, tha Szijarto.
Ndryshe, edhe prodhuesi kinez i veturave elektrike, BYD, pritet të hapë fabrikën e parë evropiane në Hungari pas hapjes së fabrikave të mëdha kineze dhe koreane. /Telegrafi/