Mesfushori i Chelseat, spanjolli Cesc Fabregas ka folur për largimin e tij nga Barcelona, si një fëmijë i vogël drejt Arsenalit, ku u ndikua paska edhe nga shoku i tij, Andres Iniesta.
Pas gjashtë vjetësh në Akademinë La Masia, Fabregas vendosi të bashkohet me Arsenalin në moshën 16 vjeç në 2003.
Mesfushori spanjoll do të bënte debutimin e tij të parë në kuadër të ekipit të parë po në atë vit, por arsyeja e largimit të tij nga Camp Nou nuk është treguar asnjëherë.
Tani është vet Fabregas, i cili ka treguar se largimi i tij kishte të bënte me Iniestan që ende nuk kishte debutuar me ekipin e parë përkundër talentit të tij të madh.
“Po, ishte një vendim i vështirë për t’u bashkuar me Arsenalin”, ka thënë fillimisht Fabregas për BBC Sport.
“Sapo mbushni 16 vjeç dhe e shihni Arsene Wengerin duke pritur për ju, duke shkurtuar pushimet e tij vetëm për të ardhur për të parë ty. Për mua kjo ishte pak si “çfarë kam bërë?””.
“Ata bënë një ofertë për mua, dhe ai ishte shumë i qartë, ai donte që unë të stërvitesha me ekipin e parë që nga dita e parë”.
“Nuk do të gënjejë se ishte e vështirë, por kjo ishte një mundësi fantastike. Në Barcelonë ishte kaq e vështirë”.
“Pash edhe Iniestan, i cili ende nuk arriti as në ekipin e parë në atë kohë dhe ai u pa si gjë tjetër e madhe. Duhej të merrja një vendim, e bëra, ndodhi, dhe këtu jam sot”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/