Cesc Fabregas ka pranuar se do të dëshironte të kthehej te Arsenali në të ardhmen, pas pjesëmarrjes në një bashkëbisedim me pyetje dhe përgjigje në Twitter.
Mesfushori i Chelseat u largua nga Topçinjtë në vitin 2011, pas tetë sezonesh, për t’u kthyer te klubi i fëmijërisë, Barcelona.
Kur u largua nga Camp Nou (në vitin 2014), Arsene Wenger e refuzoi mundësinë për ta rikthyer në Emirates.
Kështu, asokohe ai nënshkroi për rivalin e Topçinjve, Chelsean, klub me të cilin e ka fituar Ligën Premier dy herë.
Megjithatë, spanjolli nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet te Arsenali në të ardhmen, por në një rol tjetër.
Of course. https://t.co/66PynATnkz
— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) March 25, 2018
Kur është pyetur se a do të kthehej te Topçinjtë si trajner, ai është përgjigjur: “Padyshim…”.
30-vjeçari ka edhe disa vite karrierë si futbollist, ndërsa përgjigja e tij i ka gëzuar tifozët e Arsenalit, të cilët kanë shkruar në komente se Fabregas e ka zemrën e një topçiu. /Telegrafi/