Përfaqësuesit e Milanit janë takuar me ata të Cesc Fabregasit, ku mësohet se i është afruar një kontratë dy vjeçare e gjysmë.
Spanjolli do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë për një klub tjetër që nga janari e tutje.
Drejtori i Rossonerëve, Paolo Maldini, nënvizoi se ata kanë një “ide” që të nënshkruajnë me mesfushorin.
Lajmi u publikua nga Antonio Vitiello i MilanNeës, ku raportohet se tashmë njerëzit e Milanit janë takuar me agjentët e Fabregasit sot.
Ndërkohë që ka ende distancë të konsiderueshme mes dy palëve, sa i përket të ardhurave.
Por ajo që është e sigurt se të dyja palët janë të etur për të pasur një marrëveshje.
Besohet se Milani i ka ofruar një kontratë dy vjet e gjysmë, pasi ata shpresojnë të nënshkruajnë Fabregas për pak para që në janar. /Telegrafi/