Telegrafi

Fabregas rekomandoi Tchouamenin te Barcelona para transferimit te Real Madridi

Ish-mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka zbuluar se ai rekomandoi mesfushorin Aurelien Tchouameni te Barcelona përpara se francezi të transferohej te rivalët e Real Madridit.

Në një intervistë për Fichajes.com, Fabregas ka zbuluar se kur Barcelona filloi procesin e kërkimit të pasuesit afatgjatë të Sergio Busquets, ai u tha atyre për Tchouamenin, me të cilin ai luajti te Monaco.

“Unë fola me Barçën sepse ata po kërkonin një zëvendësues për Busquets. Kam folur për Aurelien me Barçën. Ata donin të fillonin përgatitjen për pasardhësin e Sergio Busquets dhe për mua ai ishte lojtari perfekt”, ka thënë fillimisht Fabregas.

Megjithatë, ai zbuloi se kufizimet financiare të Barcelonës në atë kohë penguan çdo mundësi që 22-vjeçari të transferohej në Camp Nou.

“Ishte në një kohë kur Barça kishte mungesë parash dhe mendoj se ata nuk mund të ofronin më shumë se 40 milionë euro”, përfundoi spanjolli.

Si rezultat, Real Madridi bëri lëvizjen për yllin francez, në një marrëveshje që vlente dyfishin e shumës që Barcelona mund të përballonte. /Telegrafi/