Site icon Telegrafi

Fabregas parashikon kampionin e Ligës Premier dhe top katërshen për edicionin 2024/25

Ish-mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka parashikuar që skuadra e Mikel Artetës të fitojë Ligën  Premier këtë sezon. Trajneri aktual i Comos kaloi nëntë sezone në Emirates midis 2003 dhe 2012.

Topçinjtë janë rivalët e Manchester Cityt, duke përfunduar menjëherë pas tyre në dy sezonet e fundit. Skuadra e Artetës u afrua veçanërisht sezonin e kaluar – duke mbajtur gjallë garën për titull deri në xhiron e fundit – përpara se City të përfundonte dy pikë përpara.

Përpara fillimit të sezonit të ri, Fabregas mbështeti bashkatdhetarin e tij në podcastin e Planet Premier League: “Më pëlqen shumë Mikel sepse ai është një trajner i uritur, një djalë shumë i zgjuar, inteligjent dhe taktikisht ai është i mirë. Ai ka njerëz rreth tij që punojnë shumë, shumë mirë”.

Lexo po ashtu Ndryshimi i madh i VAR-it është bllokuar nga drejtuesit e Ligës Premier - mungon plani gjashtë pikësh

“Gjëja që shoh mes Cityt dhe Arsenalit është se Arsenali është një ekip i ri, plot uri dhe ata thjesht vazhdojnë të rriten. Mund të shihni se ata po përmirësohen, po përmirësohen çdo vit”.

Fabregas parashikoi se City do ta kishte gjithnjë e më të vështirë për të qëndruar në krye, me Gunners që pritet t’i rrëzojnë ata nga piedestali i tyre.

“Me Man Cityn, thjesht ndjej se është shumë, shumë e vështirë të bëhesh më i mirë se ajo që ata bënë me fitimin e tripletës, katër herë radhazi Ligën Premier, kështu që mund t’i shoh ata vetëm duke rënë”.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon fundin e sezonit 2024/25 në Ligën Premier - Chelsea para Man United

“Unë mund t’i shoh vetëm ata duke rënë ose duke qëndruar të njëjtë, dhe kjo është gjëja që më bën të ndihem se Arsenali mund ta bëjë atë të ndodhë. Duhet të jem i sinqertë: Unë thashë të njëjtën gjë që po them tani vitin e kaluar”, ka potencuar më tej spanjolli.

Duke parashikuar që ish-skuadra e tij të përfundojë mbi Cityn, Liverpool dhe Chelsea – në atë mënyrë – trajneri i Como përfundoi: “Por unë thjesht shoh vazhdimisht Arsenalin duke u rritur dhe mund të ndiej se ky mund të jetë viti për ta. Arsenal, City, Liverpool, Chelsea (është katërshe e parashikuar nga unë)”.

Gunners e nisin edicionin e tyre në Ligën Premier në shtëpi kundër Wolverhampton Wanderers të shtunën (17 gusht). /Telegrafi/

Exit mobile version