Site icon Telegrafi

Fabregas: Nuk ka krizë te Chelsea, nuk mund të thuhet se kemi sezon të keq

(Foto: Getty Images)

Cesc Fabregas i ka përgënjeshtruar njoftimet se Chelsea është në krizë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Pas humbjeve nga Bournemouthi dhe Watfordi ishte raportuar se Antonio Conte ishte pranë shkarkimit, mirëpo mesfushori spanjoll thotë se sezoni i ekipit të tij nuk ka qenë aq i keq.

(Foto: Getty Images)

Në një intervistë për Goal, ai ka thënë se nuk mendon se lojtarët janë ndikuar nga thashethemet në lidhje me të ardhmen e trajnerit.

“Mendoj se të gjithë jemi profesionistë. Jemi lojtarë që janë mësuar me spekulimet dhe gjërat që ndodhin rreth e rrotull nesh, sepse luajmë për një klub të madh futbolli dhe gjithmonë do të ketë thashetheme dhe gjëra që do të thuhen”.

Lexo po ashtu Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë nëse dëshiron

“Ndoshta kemi vuajtur pak këtë sezon, por mendoj se kemi luajtur mirë, ndoshta jo në nivelin tonë maksimal ose në nivelin që jemi mësuar ta tregojmë në edicionin e kaluar, megjithatë vazhdon të jetë një sezon i mirë”.

(Foto: Getty Images)

“Jemi në Kupën FA, jemi në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, jemi tri pikë prapa Manchester Unitedit që është në vend të dytë në Ligën Premier”.

“Kemi arritur në gjysmëfinale të Carabao Cup (ku u eliminuan nga Arsenali). Kur e shikon, nuk mund të thuash se është sezon mesatar ose sezon i keq, është sezon i mirë”, ka theksuar Fabregas. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version