Cesc Fabregas po kalon ditët e tij të fundit në Londër si futbollist i Chelseat.
Mesfushori spanjoll ka luajtur shumë pak me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri.
E kjo ka bërë që ai ta mendoj largimin nga klubi londinez, ku është duke luajtur që nga viti 2014.
31-vjeçari është aktivizuar në vetëm katër ndeshje në të gjitha garat dhe nuk është i kënaqur me minutat që ka.
Kontrata e tij me Chelsean skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi londinez nuk i ka ofruar rinovimin.
Së fundmi në garë për transferimin e tij është futur edhe gjiganti turk Galatasaray.
Ekipi verdh e kuq nga Stambolli është i gatshëm t’i ofrojë kontratë tri vjeçare Fabregasit me pagë vjetore prej tre milionë eurove.
Spanjolli po e mendon seriozisht transferimin e tij në futbollin turk.
Por në garë për të mbetën edhe dy skuadrat e mëdha italiane Milan dhe Napoli. /Telegrafi/