Telegrafi

Fabregas mund të kalojë te Milani për 11 milionë euro

Cesc Fabregas mund të bëhet lojtar i ri i Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll ka përfunduar si zëvendësues i përhershëm në skemat e trajnerit italian të Chelseat, Maurizio Sarri.

Kjo situatë e ka bërë Fabregasit të ri-mendoj të ardhmen dhe pritet një largim i tij nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Fabregasi rikthehet në radarin e Milanit

Skuadra më e interesuar për shërbimet e ish-mesfushorit të Barcelonës mendohet të jetë Milani.

Sipas mediumit anglez The Sun, Fabregas mund ta kompletojë transferimin e tij te Milani gjatë muajit janar.

Ky transferim do t’i kushtonte Rossonerëve vetëm 10 milionë funte apo 11 milionë euro.

Lexo po ashtu Chelsea i ofron kontratë të re Fabregasit

Edhe trajneri Sarri thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për këtë lëvizje, pasi Fabregas ka bërë vetëm nëntë paraqitje për Blutë këtë sezon.

Kontrata e 31-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe kalimi te Milani është shumë i mundur, pasi italianët kanë krizë lëndimesh në mesfushë. /Telegrafi/