Cesc Fabregas mund të bëhet lojtar i ri i Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll ka përfunduar si zëvendësues i përhershëm në skemat e trajnerit italian të Chelseat, Maurizio Sarri.
Kjo situatë e ka bërë Fabregasit të ri-mendoj të ardhmen dhe pritet një largim i tij nga Stamford Bridge.
Skuadra më e interesuar për shërbimet e ish-mesfushorit të Barcelonës mendohet të jetë Milani.
Sipas mediumit anglez The Sun, Fabregas mund ta kompletojë transferimin e tij te Milani gjatë muajit janar.
Ky transferim do t’i kushtonte Rossonerëve vetëm 10 milionë funte apo 11 milionë euro.
Edhe trajneri Sarri thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për këtë lëvizje, pasi Fabregas ka bërë vetëm nëntë paraqitje për Blutë këtë sezon.
Kontrata e 31-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe kalimi te Milani është shumë i mundur, pasi italianët kanë krizë lëndimesh në mesfushë. /Telegrafi/