Telegrafi

Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi

Cesc Fabregas - Eden Hazard (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas shpreson se Eden Hazard të zgjas qëndrimin e tij në Chelsea, por tha se sulmuesi belg gjithmonë ka pëlqyer Real Madridin .

Reprezentuesi belg zbuloi këtë javë se ai kishte bërë një vendim për të ardhmen e tij dhe do ta shpallë atë “së shpejti”.

Hazard, 28 vjeç, ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Real Madrid, por është i kontraktuar në Stamford Bridge deri në vitin 2020.

Lexo po ashtu Hazard: Kam vendosur për të ardhmen, po pres momentin e duhur për ta bërë të ditur

Fabregas, ish-bashkëlojtari i tij, i cili u transferua në Monaco në afatin e janarit, po mban shpresa se Hazard do të qëndrojë te Chelsea, por shton se atij i pëlqen Reali.

Fabregas dhe Hazard kanë fituar disa trofe së bashku (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Le të shohim se çfarë ai do të vendos të bëjë. Ka një vit e gjysmë në kontratë dhe ai është i lumtur në Chelsea, ashtu edhe familja e tij”, ka thënë fillimisht Fabregas për Radio Marca.

“Por në fund ato janë vendime shumë personale. Ai pëlqen Real Madridin dhe ai gjithmonë e ka thënë atë”.

Lexo po ashtu Courtois: Reali duhet ta marrë Hazardin para Neymarit

“Shpresojmë se do të rinovojë me Chelsean, por vetëm nëse nuk do të përfundojë në Madrid”, përfudoi spanjolli.

Sipas Goal.com, Hazard shpreson të sigurojë një lëvizje prej 100 milionë funtesh në Los Blancos në verë me Iscon potencialisht si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/