Telegrafi

Fabregas drejt Turqisë?

Getty Images

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i gatshëm ta shesë mesfushorin Cesc Fabregas.

Mediat angleze shkruajnë se gjiganti turk, Galatasaray është i interesuar për spanjollin, i cili në përfundim të këtij sezoni pritet ta mbyllë aventurën te Blutë e Londrës.

Lexo po ashtu Fabregas: U thash shokëve të mos më flasin kur humba vendin te Chelsea

Tekniku italian është i gatshëm ta shesë 29 vjeçarin, i cili nuk është në planet e tij për edicionin e ardhshëm.

Thuhet se tashmë trajneri i Galatasarayt, Igor Tudor, ka kontaktuar Chelsean për mundësinë e transferimit të ish-lojtarit te Barcelonës.

Wesley Sneijder duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Stambolli, ashtu që Fabregas pritet të jetë pasues i tij. /KP/Telegrafi/