Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i gatshëm ta shesë mesfushorin Cesc Fabregas.
Mediat angleze shkruajnë se gjiganti turk, Galatasaray është i interesuar për spanjollin, i cili në përfundim të këtij sezoni pritet ta mbyllë aventurën te Blutë e Londrës.
Tekniku italian është i gatshëm ta shesë 29 vjeçarin, i cili nuk është në planet e tij për edicionin e ardhshëm.
Thuhet se tashmë trajneri i Galatasarayt, Igor Tudor, ka kontaktuar Chelsean për mundësinë e transferimit të ish-lojtarit te Barcelonës.
Wesley Sneijder duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Stambolli, ashtu që Fabregas pritet të jetë pasues i tij. /KP/Telegrafi/