Telegrafi

Me Fabio Vieira në skuadër – Arsenali i Mikel Artetas kërkon të krijojë një formacion të frikshëm edhe me katër yje të tjerë

Arsenali është futur në këtë afat kalimtar me idenë që të përforcojë skuadrën aty ku ka nevojë, ndërsa deri më tani ka bërë tri goditje.

Klubi po punon edhe për disa blerje të reja dhe Mikel Arteta së shpejti mund të ketë një ekip edhe më të mirë.

Dy lojtarë e parë që erdhën në Emirates janë portieri amerikan Matt Turner dhe të riu brazilian Marquinhos, por gjërat tani do të bëhen edhe më interesante.

Ardhja e Fabio Vieira – i cili tani ka kompletuar lëvizjen prej 40 milionë euro nga Porto është e treta te Arsenali.

Por klubi paralelisht po punon edhe për mbrojtësin e Ajax, Lisandro Martinez për të cilin janë të gatshëm të japin deri në 30 milionë euro.

Pastaj zona ku ka nevojë më shumë për përforcime është sulmi, ku tash e një kohë po punohet për Gabriel Jesusin, i cili pritet të jetë zëvendësues i Alexandre Lacazette.

Pastaj mund të investohet edhe në krahë, nëse Nicolas Pepe largohet, ndërsa si zëvendësues i tij është projektuar superyll i Leeds, Raphinha.

Granit Xhaka do të qëndrojë me shumë gjasa, po duke e ditur temperamentin e tij dhe kartonët e kuq, në mesfushë mund të vijë Youri Tielemans nga Leicesterit.

Më poshtë mund ta gjeni se si mund të duket formacioni i Arsenalit me transferimet e këtij afati kalimtar.

/Telegrafi/