Telegrafi

Fabio Paratici e bën prioritet transferimin e Gabriel Jesusit

Gabriel Jesus vazhdon të jetë në radarin e Juventusit, ndërsa Fabio Paratici thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e tij.

Sulmuesi brazilian po kalon nëpër një formë fantastike në Ligën Premier me Manchester Cityn, derisa Pep Guardiola e vlerëson shumë talentin e tij.

Strategu spanjoll ka thënë më parë se Jesus mund të bëhet ndër tre sulmuesit më të mirë në botë nëse vazhdon në këtë mënyrë edhe në të ardhmen.

Lexo po ashtu Juventusi insiston për transferimin e Gabriel Jesus, ofron një sulmues dhe 50 milionë euro për brazilianin

Zonja e Vjetër fillimisht ka tentuar të transferojë Mauro Icaridn nga Interi, mirëpo janë këta të fundit që nuk e duan shitjen te rivali nga Serie A.

Andaj, drejtori sportiv i Juventusit është fokusuar tani te braziliani dhe në afatin kalimtar të ardhshëm do të tentojë të transferojë atë nga Citizens. /Telegrafi/