Telegrafi

FA Cup: Chelsea dhe Tottenhami në kërkim të finales, formacionet startuese

Blutë erdhën në këtë fazë duke eliminuar Manchester Unitedin, ndërsa Spursat e patën të lehtë ta përjashtonin nga gara Millwallin.

Skuadra e Antonio Contes është lidere në Ligën Premier dhe rivalin më të afërt për titull e ka pikërisht ekipin e Mauricio Pochettinos, ashtu që edhe në këtë përballje pritet një duel interesant.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet të dielën ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Formacioni bazë i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Ake; Moses, Kante, Matic, Alonso; Willian, Batshuayi, Pedro.

Formacioni bazë i Tottenham Hotspur: Lloris; Trippier, Dier, Alderweireld, Vertonghen; Wanyama, Dembele; Son, Eriksen, Dele; Kane.

/Telegrafi/