Blutë erdhën në këtë fazë duke eliminuar Manchester Unitedin, ndërsa Spursat e patën të lehtë ta përjashtonin nga gara Millwallin.
Skuadra e Antonio Contes është lidere në Ligën Premier dhe rivalin më të afërt për titull e ka pikërisht ekipin e Mauricio Pochettinos, ashtu që edhe në këtë përballje pritet një duel interesant.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet të dielën ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Formacioni bazë i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Ake; Moses, Kante, Matic, Alonso; Willian, Batshuayi, Pedro.
Formacioni bazë i Tottenham Hotspur: Lloris; Trippier, Dier, Alderweireld, Vertonghen; Wanyama, Dembele; Son, Eriksen, Dele; Kane.
/Telegrafi/