Chelsea fitoi ndaj Tottenhamit me rezultat 4-2 në gjysmëfinale të FA Cup.
Golat për Blutë i shënuan Willian (5’, 43’), Eden Hazard (75’) dhe Nemanja Matic (79’), kurse për Spurs shënuan Harry Kane (18’) dhe Delle Alli (52’).
Lojtari i ndeshjes ishte Christian Eriksen, i cili përveç që bëri një paraqitje të mirë, asistoi tek dy golat e Tottenhamit.
Kundërshtari i Chelseat do të jetë fituesi nga takimi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/