Evropa qëndron me Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Këtë e konfirmoi edhe presidentja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen, dje në Kiev, ku njoftoi veprime të reja kyçe për të rritur mbështetjen.
Sanksionet
Bëhet e ditur se von der Leyen fillimisht njoftoi paketën e 16-të të sanksioneve kundër Rusisë, përcjell Telegrafi.
Evropa do të vazhdojë të rrisë sanksionet ndëshkuese derisa ato të demonstrojnë vullnetin e vërtetë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.
Ndihmë makrofinanciare
Ndër tjera, Kievit iu premtua edhe një pagesë prej 3.5 miliardë eurosh që do të mbërrijë në mars dhe do të mbështesë ekonominë dhe shërbimet publike të Ukrainës.
Mbështetje ushtarake
Raportohet se Evropa do të vazhdojë të rrisë kapacitetin e prodhimit të industrisë evropiane të mbrojtjes për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet.
Paketa e sigurisë energjetike
U njoftuan edhe masa të reja për të integruar plotësisht Ukrainën në tregun e energjisë të BE-së dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e saj.
Ndryshe, deri më tani, BE-ja dhe vendet e BE-së kanë dhënë 134 miliardë euro mbështetje—më shumë se kushdo tjetër.
Ato kanë deklaruar se mbeten të bashkuara në mbështetjen e palëkundur për sovranitetin, sigurinë dhe të ardhmen e Ukrainës. /Telegrafi/