Site icon Telegrafi

Evropa po çmendet për Ajetin

Arlind Ajeti është futbollisti më i kërkuar i kombëtares shqiptare në këtë afat kalimtar. Garës për mbrojtësin shqiptar, së fundmi i janë shtuar edhe Werder Bremen në Bundesligën gjermane dhe Torino në Serinë A italiane.

Paraqitjet brilante në Kampionati Evropian, ku luajti titullar në ndeshjet ndaj Francës dhe Rumanisë, e ka kanë vendosur Ajetin në qendër të vëmendjes.

Pas interesimit nga shumë skuadra italiane, si Pescara, Bologna e Lazio, tani është Werder Bremen që kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes, me dy qendërmbrojtës dhe njëri prej alternativave është mbrojtësi i kombëtares.

Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv, Frank Baumann, i cili kërkon të përfitojë nga fakti se futbollisti i Kombëtares është lojtar i lirë pas përfundimit të akordit me Frosinonen dhe ka avantazhin që nuk cilësohet ekstra-komunitar, pasi posedon pasaportë zvicerane.

Për të siguruar shërbimet e Ajetit, Werderi duhet të rivalizojë me klubet italiane, Pescara, Bologna, Lazio, por në gjurmët e mbrojtësit është gjuajtur edhe Torino, gjithnjë sipas medieve italiane që theksojnë një interesim të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version