Patrice Evra i sheh si favoritë Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin që të fitojnë këtë fundjavë, ndërsa Liga Premier hyn në raundin e parafundit të ndeshjeve përpara fillimit të Kupës së Botës.
Topçinjtë udhëtojnë në Chelsea për ndeshjen më të mirë të fundjavës të dielën, me skuadrën e Mikel Artetës që kërkon të rrisë epërsinë në krye të tabelës. Ata hyjnë në derbi pas një fitoreje dominuese kundër Nottingham Forestit.
Chelsea, ndërkohë, po lëpin plagët e tyre nga një disfatë e tmerrshme në Brighton, e cila pa Blutë të humbin 4-1 në rikthimin e Graham Potter te Pulëbardhat. Ata ranë në vendin e gjashtë me humbjen dhe kanë nevojë për një performancë të mirë pasi kanë vendosur një seri shfaqjesh të përziera nën Potter.
Por, Evra nuk beson se kthesa e tyre do të fillojë në “Stamford Bridge” të dielën. Në vend të kësaj, ai ka parashikuar një tjetër pasdite të vështirë për Potterin, me francezin që thotë se Gunners do të fitojnë 3-1.
“Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur me Chelsean. E shihni se ata kanë bërë disa përparime, ata kanë një trajner të madh, por unë ende ndjej se ata nuk e dinë ende se si të luajnë të bashkuar. Me lojtarët që kanë ata duhet të bëjnë më mirë se sa po bëjnë tani”, deklaroi ai për Betfair.
“Është një derbi i Londrës dhe Arsenali është kthyer duke fituar me stil dhe ata po shënojnë shumë gola. Arsenali është shumë më i përgatitur se Chelsea për këtë dhe unë mund t’i shoh ata duke vazhduar ecurinë e tyre të mirë”.
Ndërsa Topçinjtë udhëtojnë te rivali loak, ish-trajneri i tyre Unai Emery do të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të parë në Aston Villa. Spanjolli ka zëvendësuar Steven Gerrardin në Villa Park teksa skuadra e Midlands kërkon të largohet nga zona e rënies.
United janë mysafirët për debutimin e tij në kampionatin në Birmingham, pasi mundi Ëest Ham në udhëtimin e tyre të fundit në Ligën Premier. Dhe Evra beson se ish-skuadra e tij do të zgjasë ecurinë e tyre të pamposhtur në të gjitha garat në 10 ndeshje me një fitore 2-0.
“Villa ka trajnerin e saj të ri dhe ata po luajnë në shtëpi, ata do të japin gjithçka. Por United është kthyer në formë. Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë mund të shoh që Unitedin ta fitojë këtë”, shtoi Evra.
Ndeshja e fundit e fundjavës vjen nga Tottenhami, ku lojtarët e Antonio Contes do të presin Liverpoolin. Reds kanë humbur dy ndeshje të njëpasnjëshme në ligën e parë dhe Evra ka insistuar se ecuria e dobët nuk do të ndalet të dielën, me një humbje 2-1 për skuadrën e Jurgen Klopp.
“Mbrojtja e tyre (e Liverpoolit) është e dobët. Do të jetë një lojë e mirë. Tottenham shënoi një gol të vonuar herën e fundit dhe mendoj se ka pasur shumë kritika për ta, por njerëzit duhet të qetësohen dhe të kujtojnë se ku ishin”.
“Unë do të bëja tifo për Spurs dhe Conten në këtë sezon, sepse nuk mund t’i besoni Liverpoolit këtë edicion, i cili është kaq i çuditshëm sepse normalisht mund t’i besoni skuadrës së Klopp”, ka vazhduar Evra. /Telegrafi/