Patrice Evra mund të ndërrojë mendje dhe ta provojë edhe një aventurë të re.
Pasi ka luajtur në kampionatet e rëndësishme si Ligue 1, Ligën Premier dhe Serie A, Evra mund të luaj në Bundesliga.
Në fakt është skuadra e madhe gjermane, Schalke 04 që është futur fuqishëm në garë për transferimin e Evras.
35-vjeçari ka edhe gjashtë muaj kontratë me Juventusin derisa ka kërkuar largimin nga kampionët e Italisë.
Pasi i dështoi në momentet e fundit marrëveshja me Crystal Palace, tani Evra është në bisedime të avancuara me Schalken.
Në këtë skuadër luan edhe sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj që është bërë i rëndësishëm tek të kaltërtit.
Zyrtarizimi i Evras në Schalke pritet të ndodhë në ditët e para të javës së ardhshme. /Telegrafi/