Telegrafi

Evi Reçi, pjesë e klipit më të ri të këngëtarit Dren Abazi

Këngëtari i njohur Dren Abazi pritet që së shpejti të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën “Deja Vu”, e cila është pjesë e albumit të tij më të fundit.

Lexo po ashtu Intervista e fundit e Dren Abazit për Telegrafin

Kjo këngë do të publikohet edhe me klip, figura e së cilit pritet të jetë një këngëtare mjaft tërheqëse e skenës sonë.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për këngëtaren Evi Reçi, e cila me pamjen e saj prej bionde do t’i japë një pamje mjaft interesante dhe të veçantë klipit.

Kështu duket Evi Reçi në xhirimet e klipit të ri të Dren Abazit

Klipi është xhiruar në rrugët e Firenzes, dhe do ta sjell këngëtaren një performancë interesante në stilin dramë dhe nostalgji.

Ana vizuale e këtij projekti të veçantë i është besuar produksionit PinkMoon. /Telegrafi/