Këngëtari i njohur Dren Abazi pritet që së shpejti të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën “Deja Vu”, e cila është pjesë e albumit të tij më të fundit.
Kjo këngë do të publikohet edhe me klip, figura e së cilit pritet të jetë një këngëtare mjaft tërheqëse e skenës sonë.
Telegrafi mëson se bëhet fjalë për këngëtaren Evi Reçi, e cila me pamjen e saj prej bionde do t’i japë një pamje mjaft interesante dhe të veçantë klipit.
Klipi është xhiruar në rrugët e Firenzes, dhe do ta sjell këngëtaren një performancë interesante në stilin dramë dhe nostalgji.
Ana vizuale e këtij projekti të veçantë i është besuar produksionit PinkMoon. /Telegrafi/