Telegrafi

“Everything Everywhere All at Once” – filmi me më së shumti nominime në “Oscars 2023”

Pamje nga filmi "Everything Everywhere All at Once"

Lista me të nominuarit për çmimet “Oscar” është shpallur gjatë ditës së sotme (e martë).

Filmi “Everything Everywhere All at Once” ka kryesuar me gjithsej 11 nominime në kategori të ndryshme.

Projekti është nominuar për ‘filmin më të ri’, ‘aktoren më të mirë në një rol dytësor’ (Michelle Yeoh), ‘aktoren më të mirë’ (si për Jamie Lee Curtis ashtu edhe për Stephanie Hsu), për ‘aktorin më të mirë në një rol dytësor’ (Ke Huy Quan) etj.

“Everything Everywhere All at Once” – filmi me më së shumti nominime në “Oscars 2023”

“The Banshees of Inisherin” dhe “All Quiet on the Western Front” morën nga nëntë nominime, ndërsa “Elvis’ dhe “Fabelmans” gjithashtu morën disa nominime.

Edicioni i 95-të i ceremonisë vjetore do të udhëhiqet nga prezantuesi i famshëm, Jimmy Kimmel.

Lexo po ashtu Shpallen nominimet për "Oscars 2023"

Eventi organizohet në Dolby Theatre në Los Angeles dhe këtë vit mbahet më 12 mars 2023.

“Everything Everywhere All at Once” – filmi me më së shumti nominime në “Oscars 2023”

Ceremonia e vitit të kaluar bëri bujë të madhe për shkak të skandalit të Will Smith.

Ky i fundit goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, pasi u tall me kokën e rruar të gruas së tij, pa qenë në dijeni se vuante nga alopecia. /Telegrafi/

“Everything Everywhere All at Once” – filmi me më së shumti nominime në “Oscars 2023”