Site icon Telegrafi

Evertoni rivalizon Milanin për Kalinicin

Evertoni thuhet se është gati të ofrojë 25 milionë euro për sulmuesin e Fiorentinës, Nikola Kalinic, duke sfiduar Milanin për nënshkrimin e tij.

Rossonerët tashmë kanë një marrëveshje me reprezentuesin kroat, i cili gjithashtu dëshiron të bëjë këtë lëvizje në San Siro.

Lexo po ashtu Milani arrin marrëveshje me Kalinicin, por jo edhe me Fiorentinan

Megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për çmimin e kërkuar nga klubi i tij dhe është raportuar se Viola u ka thënë atyre që të bëjnë një ofertë të pranueshme deri të premten ose të harrojnë atë.

Tani Sky Italia raporton se Evertoni ka hyrë në garë, dhe ‘Toffees’ janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro apo [22.6 milionë funte] plus bonuse për të bindur Fiorentinën.

Mendohet se Kalinic dëshiron të qëndrojë në Itali, kështu që ai është i përgatitur të presë për Milanin, por nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje me klubin kuqezi, ai do të konsideronte ofertën nga Liga Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version