Adrien Rabiot i ka ditët e numëruara si futbollist i Juventusit.
Mesfushori francez nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe Juventus po mendon shitjen e tij.
Zonja e Vjetër e kishte transferuar Rabiotin verën e vitit të kaluar me parametra zero pasi francezit i kishte skaduar kontrata me PSG.
Tani Juventus po mendon ta përfshijë në ndonjë marrëveshje shkëmbimi lojtarin, ndërsa atë ia ka ofruar Manchester Unitedit për Paul Pogban.
Por oferta e parë zyrtare për lojtarin ka ardhur nga Everton, me trajnerin Carlo Ancelotti që e vlerëson jashtëzakonisht shumë.
Bardhekaltërtit janë treguar më të shpejtë duke parakaluar Unitedin e Arsenalin në garë për francezin.
Gjithsesi Juventus ende nuk i ka kthyer përgjigje klubit anglez, pasi shpreson që të vije ndonjë ofertë edhe më e lartë për lojtarin. /Telegrafi/