Mason Holgate është objektivi i Manchester Cityt për repartin e mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi anglez është duke kaluar nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë dhe ka zgjuar interesimin e kampionëve në fuqi të Anglisë.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e lojtarit në verë.
City ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Evertoni.
Klubi anglez i ka kthyer përgjigje Cityt duke konfirmuar se për ta transferuar qendërmbrojtësin duhet që oferta të dyfishohet, të jetë 50 milionë euro.
Gjithsesi kampionët nuk do ta kenë të lehtë afrimin e Holgates, pasi interesim për të ka shfaqur edhe Chelsea dhe Arsenal.
23-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje këtë edicion mes kampionatit dhe kupave për Evertonin ku ka shënuar edhe një gol e ka bërë tri asistime. /Telegrafi/