Evertoni i është bashkuar Arsenalit në garën për yllin 20 vjeçar të PSV Eindhovenit, Donyell Malen.
Topçinjtë janë të interesuar ta kthejnë ish-talentin e tyre, mirëpo duhet të paguajnë rreth 50 milionë funte (56 milionë euro).
Në vitin 2017, klubi anglez e kishte shitur sulmuesin holandez për vetëm 500.000 funte (562.500 euro).
Paraqitja e mirë e Malen, ka bërë që edhe klubet e tjera të shprehin interesim për shërbimet e tij, ndërsa Evertoni tashmë është përfshirë në garë të drejtpërdrejt me Arsenalin.
Arsyeja e largimit të 20-vjeçarit nga Arsenali ishte thënë të ketë qenë kondicioni i dobët i lojtarit dhe asokohe ai kishte peshë mbi normën e lejuar.
Vet futbollisti i ka përgënjeshtruar këto pohime, duke thënë se u largua, sepse dëshironte një klub ku do të luante më shumë. /Telegrafi/