Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-2 në takimin e tyre në udhëtim përball Evertonit i vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit anglez.
Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve në Ligën Premier në mënyrën më të mirë duke shënuar një fitore të thellë ndaj Evertonit.
Golat në këtë takim u shënuan Wayne Rooney (12’) dhe Oumar Niasse (90+) për Evertonin, ndërsa për Topçinjtë shënuan Nacho Monreal (40’), Mesut Ozil (53’), Alexandre Lacazette (75’), Aaron Ramsey (90’) dhe Alexis Sanchez (90+).
Lojtari më i vlerësuar sulmuesi kilian, Sanchez, i cili u notua me 9.5, ndërsa nota më e ulët shkoi për mesfushorin Petr Cesh, që u vlerësua me 4.8.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka luajti për 90 minuta, por paraqitje e tij nuk ishte më e mira duke u vlerësuar me notë 7.1. /Telegrafi/
Everton:
Arsenal: