Site icon Telegrafi

Evakuohet rajoni i dytë rus për shkak të sulmeve ukrainase

Pjesë të një rajoni të dytë rus po evakuohen mëngjesin e sotëm pas raportimeve për “aktivitet” në zonë nga forcat ukrainase, ka njoftuar guvernatori lokal.

Vyacheslav Gladkov, i cili drejton rajonin e Belgorodit, tha se autoritetet kishin dhënë miratimin për të larguar njerëzit – por nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm.

Gjithashtu, nuk është e qartë se sa i përhapur është evakuimi, shkruan skynews.

Ndryshe, ky veprim vjen pasi trupat ukrainase pushtuan rajonin fqinj Kursk të martën – duke çuar në evakuime në rajonin kufitar rus.

Për më tepër, mediat ukrainase raportuan se forcat e Kievit kishin hyrë në rajonin e Belgorodit – duke shpërndarë video të pesë trupave ukrainase me uniformë që qëndronin jashtë një ndërtese, ndërsa njëri tha: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Belgorod. Lavdi Ukrainës”.

Edhe pse nuk është e qartë se kur është filmuar video. /Telegrafi/

Exit mobile version