Telegrafi

Evakuohet aeroporti i Amsterdamit, një person i armatosur me thikë kërcënonte se ka bombë (Foto)

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit të Holandës, është evakuuar shkaku i një burri të armatosur me thikë, që kërcënonte se ka bombë.

I dyshuari që hyri në zonën e nisjeve, gjatë orëve të mbrëmjes , detyroi mbylljen e komplet terminalit, transmeton Telegrafi.

Raportet fillestare, tregojnë se ai hyri në Departure Hall 3 dhe nisi të bërtiste, për të treguar se posedon një bombë.

Pranë tij kanë shkuar shpejtë mbrojtësit e rendit, që e kanë vënë nën kontroll dhe e dërguan në mbajtje.

Dëshmitarët e rastit ikën nga frika, se mund të ketë ndonjë eksplodim të papritur. Në anën tjetër, policia që ka rrethuar zonën, ka thënë se gjithçka është nën kontroll.

Pas kontrollit i dyshuari është liruar, ndërsa pas evakuimit të përkohshëm, gjendja e aeroportit i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/