Një zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se evakuimi i civilëve nga Mariupol u krye me “sukses”.
Një operacion i OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, së bashku me Rusinë dhe Ukrainën, synonte të nxirrte gratë dhe fëmijët nga fabrika e çelikut Azovstal të Mariupolit.
Përpjekjet e mëparshme për të evakuuar civilët kishin dështuar, edhe pse thuhej se kishte marrëveshje mes palëve.
Osnat Lubrani, koordinatorja rezidente e OKB-së në Ukrainë dhe koordinatore humanitare, tha se njerëzit me të cilët ajo udhëtoi “më treguan histori rrëqethëse nëpër të cilat kanë kaluar”.
I'm relieved to confirm that the safe passage operation from Mariupol has been successful.
The people I travelled with told me heartbreaking stories of the hell they went through.I'm thinking about the people who remain trapped. We will do all we can to assist them. pic.twitter.com/mEqTTKZKA8
— Osnat Lubrani (@OsnatLubrani) May 3, 2022
Lubrani deklaroi se 101 persona ishin evakuuar dhe shumica janë tani në Zaporizhzhia, ku po marrin ndihma humanitare.
“Fal operacionit, 101 gra, burra, fëmijë dhe persona të moshuar më në fund mund të largoheshin nga bunkerët e fabrikës së çelikut Azovstal dhe të shihnin dritën e ditës pas dy muajve”, tha ajo.
Kryqi i Kuq tha se disa nga ata që arritën në Zaporizhzhia ishin të lënduar dhe tashmë po marrin trajtime shëndetësore.
Autoritetet ukrainase besojnë se rreth 200 civilë mbeten të bllokuar në fabrikën e çelikut, së bashku me ushtarët ukrainas. /Telegrafi/
BREAKING: The safe passage operation that left #Mariupol over the weekend has safely arrived in Zaporzhzhia.
Our teams, working with @UN personnel, escorted +100 people who were able to leave the city and surrounding areas. pic.twitter.com/fjChmhsOVb
— ICRC (@ICRC) May 3, 2022