Telegrafi

Eurostat: Femrat – gjysmë të punësuara

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Eurostat, në Maqedoni, vetëm 4.5% e femrave pa fëmijë punojnë me orar të shkurtuar; 3.6% janë me fëmijë; 3.7% kanë dy fëmijë, ndërkaq 6.1% kanë tre e më tepër fëmijë, transmeton Telegrafi.

Sipas analizave të ekspertëve të brendshëm, femrat në Maqedoni marrin deri 1/4 më pak rrogë në krahasim me kolegët e tyre meshkuj. Përfitimi është pothuasje i njëjtë në sektorin e ndërtimtarisë dhe financave, mirëpo hendeku gjinor është më i theksuar te profesionet dhe në bujqësi.

Sipas statistikave të Eurostat, dallim më të ulët në rroga ka në Slloveni, Maltë dhe Poloni, ndërkaq dallim më të lartë ka në Austri, Çeki dhe Britani./Telegrafi/