Telegrafi

Eurodeputetja irlandeze e quajti Ursula von der Leyen “zonja gjenocide” për shkak të Gazës

Deputetja irlandeze e Parlamentit Evropian (PE) Clare Daly ka kritikuar sërish Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për qëndrimin e saj ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë “zonja gjenocid” (Frau Genocide).

Fjalimi i Daly në Parlamentin Evropian u bë viral, pasi ajo akuzoi Von der Leyen për mbizotërim të politikës së Jashtme për të “promovuar regjimin brutal të aparteidit”, transmeton Telegrafi.

Tha se Von der Leyen “u ngrit në pushtet pa një votë të vetme të popullit, dhe se ajo ka kaluar dy muajt e fundit duke kapërcyer politikat e jashtme të qeverive të zgjedhura për të mbështetur regjimin brutal të aparteidit”.

“Epo, Zoti im, me mbrojtës të tillë të demokracisë, mendoj se flas për shumë e shumë qytetarë të Evropës kur them “Nein Danke” Jo faleminderit, Frau Genocide”, shtoi Clare Daly.

Lexo po ashtu Irani thotë se do të hakmerret për vrasjen e oficerit të lartë në një sulm ajror të izraelitëve në Siri

Muajin e kaluar, ajo kritikoi Von der Leyen se nuk bëri thirrje për armëpushim në Gaza, duke thënë se “nuk është vetëm gjenocidi i Izraelit”, por edhe i Evropës.

Izraeli goditi Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20,424 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 54,036 të tjerë.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, me gjysmën e ndërtesave të banimit në territorin bregdetar të dëmtuara ose të shkatërruara, dhe gati dy milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur për shkak të mungesës së ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. /Telegrafi/