Deputetja irlandeze e Parlamentit Evropian, Clare Daly kritikoi presidentin amerikan Joe Biden për mbështetjen e agresionit izraelit ndaj Gazës.
Fjalimi i Daly në Parlamentin Evropian u bë viral të hënën pasi ajo e quajti Biden një “kasap”, transmeton Telegrafi.
“Ndërsa Izraeli po humb në gjykatë, po shohim përpjekje për të zgjeruar konfliktin. Të gjitha me bekimin dhe mbështetjen financiare të kasapit Biden, presidentit amerikan që pretendon se është me origjinë irlandeze. Mbajeni vendin tonë larg gojës Biden. Paraardhësit e tu të mohojnë ty”, tha Daly.
Ajo kishte një mesazh edhe për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Për Von der Leyen dhe Gjermaninë gjenocidale, e cila e mbështet Izraelin me fjalë dhe vepra para gjykatës ndërkombëtare. Jo në emrin tonë! Popujt e Evropës qëndrojnë pranë Palestinës dhe Republikës së Afrikës së Jugut”, shtoi Daly. /Telegrafi/
As Israel loses in the court of public opinion, we see desperate attempts to widen the conflict. All with the blessing and material support of the #ButcherBiden, a US President who claims Irish descent. Keep our country out of your mouth, @JoeBiden. Your ancestors disown you. pic.twitter.com/OmTjmUWAI8
— Clare Daly (@ClareDalyMEP) January 16, 2024