Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pasi Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se e mirëpret këtë vendim të cilin e ka quajtur hap të rëndësishëm.
Në një postim në Twitter, eurodeputeti ka thënë se më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza.
“Hap i rëndësishëm! Unë e mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti: votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Important step! I welcome this decision by the member states. Coming up soon: vote in the home affairs committee and then in the European Parliament’s plenary. At the latest at 1 January 2024 Kosovo will get the well deserved and long overdue visa free travel. ????? https://t.co/4eT7FDpiu8
— Thijs Reuten ??? (@thijsreuten) March 9, 2023