Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, pasi serbët u deklaruan se do të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës.
Mandl e ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiqi se pse po e kërcënon fqinjin e tij, Kosovën.
“Pse gjithmonë eskalim, shkatërrim, president Vuçiq? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here? A nuk keni absolutisht asnjë njohuri për mësimet nga historia? #Serbi #Kosovë #Evropë”, ka shkruar Mandl, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.
Why always escalation, destruction, Pres. #Vucic? Why doesn‘t Serbia withdraw from all ties with Putin-Russia? Why do you threaten your neighbour time and again? Do you have absolutely no sense for the lessons history teaches? #Serbia #Kosovo #Europe https://t.co/ThJGXNNKVH
— Lukas Mandl (@lukasmandl) November 5, 2022
Reagimi i eurodeputetit austriak vjen në ditën kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.
Pas vendimit – të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan – dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri. /Telegrafi/