Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Kosovës për të furnizuar me ushqime e veshmbathje oficerëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare në Jarinjë.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje si dhe mjete higjienike”.
Ndërkohë gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga pikat kufitare në veri të vendit për në jug të Kosovës falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it .
“Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme Policia e Kosovës mban edhe me KFOR-in, të cilët sot kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policorë, të cilët për shkaqe shëndetësore kronike janë transportuar nga veriu në jug”, ka thënë Baki Kelani.
Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare./Telegrafi/
Pleased to announce that following a request by the Kosovo Police, @EULEXKosovo on 17 December delivered essential supplies to the Kosovo Police officers 👮♀️ 👮♀️at the Rudnica/Jarinjë Common Crossing Point, including food supplies, clothing as well as hygiene items.
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 20, 2022