Telegrafi

Eugent Bushpepa me performancë të shkëlqyer në Amsterdam

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Eugent Bushpepa është duke bërë përgatitjet për interpretimin e tij në “Eurovision 2018”.

Ai do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”, të cilën do ta interpretojë në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovisionit”, më 8 maj.

Foto: Eugent Bushpepa/Instagram

Ndërkohë, së fundmi Bushpepa ka promovuar këngën e tij në Amstardam të Holandës, në një sallë me mijëra të pranishëm.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet se Eugenti ka dhuruar një interpretim të zjarrtë, gjersa ka arritur të rrëmbejë duartrokitjet e publikut.

Kënga “Mall” është suportuar shumë nga fansat e “Eurovisionit”, dhe është parë si një ndër pretendentet më të fuqishme për ta prekur finalen.

Kujtojmë që Shqipëria nuk e shijon finale e “Eurovisionit” që nga viti 2015, vit në të cilin u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”. /Telegrafi/