Etrit Berisha e pranon që goli i Kazakistanit e befasoi edhe atë dhe se nuk kishte pësuar më parë në karrierë një gol të ngjashëm që nga mesi i fushës.
Në mikrofonin e Supersport, kapiteni i kombëtares shqiptare deklaroi: “Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij goli ndryshoi pak iniciativa”.
“Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë”.
“Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët. Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera”, është shprehur ai.
Lidhur me raportin me Elseid Hysajn, Berisha ka thënë: “Kjo gjë po bëhet monotone. Te ne nuk ka asnjë problem. Është një nga shokët e mi më të mirë nuk ka asnjë problem”.